Presidenti serb

Vuçiq në Nju Jork do ta takojë Lajçakun, ndërmjetësin e BE-së që Kurti e akuzoi si njeri Serbisë

“Edhe sot nga prezantimi i liderëve shihet dhe ndjehet se ka pikëpamje krejtësisht të ndryshme për botën, për herë të parë presidenti i Brazilit mori më shumë duartrokitje se presidenti i SHBA-së”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një paraqitje nga Nju Jorku ku po mbahet Asambleja e 72-të e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, transmeton Ballkani.info.

“Pres një bisedë jashtëzakonisht të rëndësishme me nënpresidentin kinez nesër. Do të kemi shumë takime dypalëshe më të rëndësishme me njerëz që mund të ndikojnë shumë në investime dhe çështje rajonale. Do të takohem edhe me Lajçakun (emisarin e BE-sw pwr dialogun Kosovw-Serbi). Këtu duhet të bëjmë shumë punë, të cilat normalisht do ta bënim për disa muaj”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Nju Jork me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të dy presidentët u takuan në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sot filloi Asambleja e Përgjithshme e asaj organizate në Kombet e Bashkuara, ku fjalën hapëse mbajtën Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, Presidenti i Brazilit Inacio Lula da Silva dhe Presidenti amerikan Joseph Biden. Në këtë ngjarje të madhe botërore po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /Ballkani.info/