Në mitingun e mbajtur në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe për Kosovën dhe atë me ton nacionalizmi dhe ekzaltimi.

“Të dërguar nga e gjithë bota vijnë në Beograd që të me thonë – bëjë diçka për shqiptarët, lësho pak pe për ta, që ta heqin taksën, kurse përgjigjja ime është se nuk do të bëjmë asgjë”, ka thënë ai.

Prishtina duhet ta heqë taksën, në mënyrë që të bisedojmë, ka thënë tutje Vuçiq.

“Përgjigjja ime, përgjigjja ynë, përgjigjja e Serbisë së bashkuar, pa marrë parasysh se kjo nuk do të jetë e lirë – nuk do të bëjmë asgjë. Kemi bërë mjaft, është radha që ju të silleni në mënyrë të civilizuar, normalisht”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka theksuar se nuk është normale që të vendoset taksë për mallrat në shekullin 21 dhe që të mund të kërcënojnë, të bëjnë presion çfarëdo që duan, Serbia ka thënë – hiqeni taksën, bisedojmë.

“Kurse ne, do t’ju bëjmë lëshime, e që më pas të thoni që Serbia u mposht dhe u nënçmua… përgjigjja ynë është e qartë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se as shqiptarët e as Perëndimi nuk duhet të harrojnë se krenaria është gjëja me shtrenjtë në botë.

“Fytyra është gjeja më e shtrenjtë në botë. Asnjëherë mos tentoni që Serbia t’ia përlyni atë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në tubimin në Beograd nga Kosova kanë shkuar 7500 njerëz. /Ballkani.info/