Vuçiq kritika në përvjetorin e BIA-së, dikush ia ndërpret fjalimin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq me rastin e përvjetorit të shërbimit sekret serb BIA ka drejtuar disa kritika për këtë institucion.

Sipas tij, më shumë disiplinë ka në qeveria se sa në inteligjencën e BIA-s. Këto komente i ka bërë kur njërit nga të pranishmit në këtë ngjarje i cingëronte telefoni derisa sa Vuçiq mbante fjalimin.

“Do të pres unë… Më shumë ka disiplinë në kabinetit tim se sa në BIA”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Indeksonline

Raportet e mira në mes presidentit serb dhe shefit të BIA-së Bratisllav Gashiq kanë nisur të ftohen së fundmi.

A është kjo shenjë se Vuçiq planifikon të bëjë ndryshime në udhëheqjen e BIA-së mbetet të shihet, raportojnë mediumet beogradase.

Minuta 01:44:00

loading…