Presidenti i Serbisë

Vuçiq, kishës: Ku ishit ju kur u nda Mali i Zi dhe Kosova shpalli pavarësinë?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka komentuar kritikat më të reja të peshkopit të Dioqezës malaeze, Amfilohije për idenë e korrigjimit të kufirit me Kosovën

Ai ka deklaruar se kritikë të tillë ka shumë pyetje për t’ju bërë, në lidhje me “ndarjen e Malit të Zi ose shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës” dhe se çfarë kanë bërë ato aso kohe.

Vuçiq gjatë vizitës në kompaninë “Eruotay” në Kralevë, në një prononcim për media, ka thënë se nuk ka asgjë kundër kritikave, se është gjithmonë lehtë të bëhen ato, por që nuk do të heshtë në fyerjet që i bëhen atij.

“Më mirë të luftojmë për fabrika, njerëz dhe të ardhmen”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

“Sa i përket atyre që thonë se gjërat do t’i bënin më mirë, e nuk kanë bërë asgjë kur ishin në pushtet, njerëz të kishës dhe peshkopë, nuk mund të hyjë në atë sferë. Jo pse nuk kam çfarë t’i pyes për ndarjen e Malit të Zi dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Kam shumë për të thënë për këto, por më mirë të heshtë. Do të luftojmë për interesat e shtetit dhe popullit tonë.

Vuçiq ka reaguar edhe ndaj deklaratës së Vuk Jeremiqit, lider i Partisë Popullore, i cili ka thënë se gjëndja në shtet aktualisht është shumë e keqe.

“Nuk jam i sigurt nëse Vuk Jeremiq e ka lexuar ndonjë herë librin e Andriqit ‘shamia e nemur’, sepse po ta lexonte do t’i kujtohej koha kur ai ishte në pushtet”, ka thënë Vuçiq. /Ballkani.info/