Ju lus të shmangni çdo lloj incidenti, sepse ne nuk kemi të drejtë të bëjmë as gjysmën e asaj që iu lejohet atyre. Kështu i porositi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, pas vendimit të autoriteteve të Prishtinës që të vendosë taks 100 për qind për produktet serbe, bën të ditur FoNet.
Ai citohet t’i ketë këshilluar ata “kthehuni në shtëpitë tuaja që t’u thoni se Serb ia është me popullin e vet, se respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare, se jemi pjesë e botës, ndonëse e dimë se çfarë mendon një pjesë e botës për Serbinë dhe për popullin tonë në, siç është shprehur ai, të Kosovës e Metohisë.
Vuçiq tha se ka marrë informatë nga KFOR-i se ka reaguar dhe ka ndalur forcat kosovare që ishin nisur në veri.
Faleminderit prej tyre, nëse kjo është e vërtetë, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.
“Po shkojnë ka pjesa jugore e Mitrovicës. Po vijnë pjesëtarë të ROSU-s dhe FSK-së, po shkojnë me kamionë të mbushur me njerëz, drejt pjesës jugore, sigurisht ka Bairi”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se asnjë pjesëtarë serb i FSK-së nuk është ftuar në punë.
“Ne nuk i kemi zhvendosur forcat ushtarake dhe policore. Për çfarë po bëhen gati, nuk e di”, ka thënë ai.
“Shpresoj se askujt nuk do t’i shkojë ndermend që të ushtrojnë dhunë ndaj njerëzve tanë dhe të nisin t’i vrasin njerëzit vetëm pse janë serbë, sepse këtë shteti serb nuk do ta lejoj”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







