Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas deklaratave të kryediplomatit britanik, David Cameron, rreth Banjskës dhe asaj se Serbia po shërben si vegël e Rusisë për destabilizim në Ballkan.
“Më duket se të tjerët po e bëjnë këtë”, theksoi Vuçiq për këto deklarata dhe shtoi se ndjehet i zhgënjyer me to.
Për këtë foli edhe ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, i cili tha se “Rusia nuk kërkon kurrë që një vend partner si Serbia të kthehet në një vend pro rus”, shkruan Tanjug.
Më tej, ambasadori rus gënjeu duke thënë se “vetëm në Serbi, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës është e mundur që njeriu t’i shikojë të gjitha kanalet dhe të nxjerrë përfundimet e veta”.
Kurse, Vuçiq foli edhe për çështje ushtarake, me ç’rast theksoi se “të gjithë në rajon po armatosen dhe se neve na takon të mos ngecim prapa”.







