Ujqërit e SNS-së vërshuan sërish rrjetet, këtë herë për shkak të protestave të krahut të djathtë para zyrës së Vuçiqit.

Zyrtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) vërshuan edhe një herë rrjetet sociale me mesazhe në mbështetje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës së mbrëmshme para Presidencës ku u dërguan kërcënime me vdekje ndaj liderit të tyre. Edhe këtë herë mbështetja erdhi në formën e fotove me ujqër.

Kështu postoi në Twitter, anëtari i kryesisë së SNS-së dhe ish-deputeti Luka Kebara, foto të ujqërve dhe presidentit të vendit.

“Ne qytetarët e ndershëm dhe të denjë të Serbisë që dëshirojmë një të ardhme të bukur jemi gjithmonë me presidentin tonë”, ka shkruar Kebara.

Maksimalna podrška predsedniku @avucic !
Mi pošteni i pristojni građani Srbije koji želimo lepu budućnost, uvek smo uz našeg predsednika!
Srbija nezadrživo napreduje u mnogim oblastima upravo zahvaljujući predsedniku Vučiću!
Zato, predaja nije opcija! Živela Srbija! ❤🇷🇸 pic.twitter.com/tRb2fgVGMW

— Luka Kebara (@LukaKebara) February 15, 2023

Mesazh mbështetje Vuçiqit i ka dërguar edhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

“Nuk dorëzohem! Mbështetje për presidentin”, ka bërë të ditur Vuçeviq.

Vuçiqin e ka përkrahur edhe nënkryetarja e Kuvendit, Sandra Bozhiq. Të njëjtën fotografi ajo e ka publikuar edhe në llogarinë e saj në Twitter, me mesazhin “Nuk e japim as Serbinë, as Vuçiqin”.

Нема предаје!
Подршка председнику! pic.twitter.com/YIckf9ZMAq

— Милош Вучевић (@VucevicM) February 16, 2023

Edhe kryetari i Kuvendit, Vladimir Orliq, ka publikuar një mesazh përkrahjeje, sikurse edhe bashkëpartiakët e tij, të njëjtën fotografi.

Dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Gjorgje Dabiq i dërgoi një mesazh liderit:

Përkrahje për Vuçiqin, ndonëse pa ujqër, i ka dërguar edhe kryetarja e Nishit, Dragana Sotirovski.

Kujtojmë se mbrëmë të djathtët zhvilluan një protestë para Presidencës, gjatë së cilës u dëgjuan deklarata si “Kush firmos, ai vritet”. Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën bazuar në planin franko-gjerman, ku të djathët në Serbi e shohin si njohje të Kosovës.

Прошло су времена кад је држава била нејака а служба незаинтересована да заштити своје државно руководство.
Џаба претите багро – нема смене власти мимо изборне воље народа!@avucic pic.twitter.com/ZNn3mgqLmc

— Ђорђе Дабић (@dabic_djordje_) February 15, 2023

Protestuesit mbrëmë, shumica pro-rusë, kanë bartur flamuj të Rusisë dhe shenja të grupit famëkeq rus, Wagner. /Ballkani.info/