Presidenti

Vuçiq i kundërpërgjigjet Kadri Veselit: Nuk jam armik i shqiptarëve, por e kuptoi Veselin!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai nuk është armik i shqiptarëve dhe se e kupton deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Për shkak të shqiptarëve dua të them se nuk jam armik i shqiptarëve, përkundrazi, unë jam armik i secilit që dëshiron ta vras popullin serb. Kështu që e kuptoi deklaratën e Kadri Veselit”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se duhet “marrë shënime se çfarë po ndodh në diasporë se si do të reagojnë shqiptarët nëse cenohet siguria e dikujt”.

Vuçiq ka thënë se do te vazhdojë t’i mbrojë interesat e Serbisë dhe popullit serb.

Kadri Veseli ka thënë dje në Kuvend se Kosova e ka vetëm një armik, e ai është Vuçiqi dhe Serbia. /Ballkani.info/