“Vuçiq i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e ‘Shengenit Ballkanik'”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me akuzat e forta gjatë intervistës së tij për emisionin “Tempora” në Ora News.

Sipas tij, presidenti serb Aleksander Vuçiq i ka kërkuar Edi Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100% të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë.

Vuçiq i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht”, është shprehur ish kryeministri Berisha.

loading…