Serbia

Vuçiq i frustruar në OKB për rezolutën e gjenocidit në Srebrenicë: Përmend edhe bombardimet e NATO-s

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shfaqur i frustruar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti serb ka akuzuar Gjermaninë lidhur me rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Vuçiq ka thënë se personat e përfshirë në gjenocidin në Srebrenicë, tashmë janë të burgosur.

“Të flasësh pas Gjermanisë, dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë. Pa marrë parasysh se çfarë bëhet, të fuqishmit do të akuzojnë për mohimin e një krimi të rëndë që ka ndodhur. Në fillim dua të demaskoj këtë të pavërtetë dhe këtë arsyetim të rrejshëm. Para se të fillonte seanca, i përulem të gjitha viktimave në Bosnje e Hercegobinë që janë serbë e boshnjakë, dhe kam vënë lule përkujtimore. Është vështirë të flitet pas Gjermanisë që qëndron për vendin më të fuqishëm në Evropë. Pse i bëj ftesë të votojnë kundër: ëshët rezolutë e politizuar, pse kjo rezultë po votohet? Është folur për përgjegjshmërinë penale, dhe po iu pyes nëse është kështu: pse po miratohet rezoluta, sepse nëse flasim për përgjegjësinë penale individuale kjo tashmë është kryer, është administratuar me aktakuza, verdikteve, dhe të gjithë ata që janë akuzuar janë dënuar dhe janë burgosur. Nuk ka emra individualë në këtë rezolutë. Nuk flitet për ta, flet për çdo gjë në përgjethsi”, tha Vuçiq.

“Pyetja numër dy: është folur për pajtimin, a sjell kjo rezolutë pajtim që të mos përmendet këtu, por edhe për të përmendur vendin. Jo. A sjell pajtim në rajon? Jo. I bëj pyetje përfaqësueses së Gjermanisë, pse u fshehën në përgatitjen e rezolutës, pse nuk pati gjithëpërfshirje. Kur është përgatitur për Ruandën është përgatitur në mënyrë transparente”, tha presidenti serb më tutje.

Ai përmendi edhe tendencat e Serbisë për të mbajtur seancë lidhur me bombardimet ndaj Serbisë në vitin 1999.

“A dini çfarë ka ndodhur kur kemi dashur të flasim për bombardimet, na thanë flisni për të ardhmen. Dy ditë më pas zbuluam që po përgatitej kjo rezolutë që kishte për ngjarje 29 vjet më parë. Kur kanë nevoja politike shkojnë thellë në të kaluarën, por kur dikush tjetër i referohet të kaluarës faktet nuk kanë më rëndësi”, tha Vuçiq.

Vuçiq eskaloi duke e akuzuar Gjermaninë se ka qenë e përfshirë në gjenocid.