Vuçiq gjithnjë e më shumë po merr “zemër”, thotë se s’ka zgjidhje për Kosovën pa Serbinë!

Pa pjesëmarrjen e Serbisë nuk mund të zgjidhet çështja e Kosovës, dhe asnjë problem tjetër që i takon Serbisë, ka thënë në Stamboll presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq i pyetur se a është në dijeni se “katërsha e madhe” – presidentët e SHBA-ve, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës – në takimin e Parosit, gjatë ceremonisë së Shënimit të Ditës së Fitores në Luftën e Parë Botërore, mund të flasin për Kosovën, ka thënë se ai nuk di asgjë për këtë.

“Mendoj se po shqyrtohet ideja se si dhe në çfarë mënyre ne të flasim me Hashim Thaçin dhe në çfarë përfaqësimi në Paris. A do të mund ta zgjidhin këtë çështje fuqitë e mëdha… as kjo nuk shkon kështu, nuk është e mundur. Pa pjesëmarrjen e Serbisë askush nuk mund të zgjidh asnjë problem”, ka thënë presidenti serb, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, të gjihtë mund të ndihmojnë, por, pa pjesëmarrjen dhe vullnetin e Serbisë, s’ka asgjë nga kjo.

Vuçiq ka shtuar se është e pamundur të komentohen “të gjithë spekulimet që bëhen në media”. /Ballkani.info/