Vuçiq fton ushtarët serbë të Koshares në një paradë të madhe, me uniformat e luftës (që e humbën keq dhe më shumë të vrarë)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai dhe shteti që udhëheq do të respektojë deri në maksimum të gjithë ushtarët e këtij vendi që shërbyen në Koshare të Kosovës, gjatë luftës.

Për më tepër, ai tha se ftoi të gjithë të mbijetuarit e kësaj beteje në një ushtrim të madh ushtarak në Peshter, pavarësisht se shërbimet e sigurisë i kanë thënë fillimisht se ata nuk mund të thirren, me arsyetimin se shumë prej tyre kanë dosje.

“Kur u desh të mbrohet vendi ata i dërguan atje (në Koshare) pasi tjerët nuk kishin guxim të mjaftueshëm”, tha ai gjatë një adresimi për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, njofton RTS.

“Të gjithë 186 të mbijetuarit e Koshares mund të vijnë të dielën dhe atyre duhet t’u lejohen çfarëdolloj unifirmash që duan, në cilëndo uniformë me të cilën kanë qenë në Koshare”.

Kosharja në kufirin Kosovë-Shqipëri ka qenë njëra, e ndoshta edhe më e madhja betejë gjatë kohës së luftës, ku UÇK triumfoi ndaj ushtrisë së Serbisë, më 1999.