Vuçiq falënderon presidentin e Republikës Islamike të Iranit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon politikën e tij të takimit me krerët e shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke u shprehur falënderues ndaj tyre rreth kësaj.

Një takim të tillë, Vuçiq, e ka zhvilluar me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, duke i shprehur mirënjohje këtij të fundit për qëndrimin në raport me atë që ai e ka cilësuar si, pavarësinë e Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme.

Ndërsa, Raisi, ka theksuar se Republika Islamike e Iranit do të vazhdojë që t’i përmbahet parimit të respektimit, ashtu siç ka thënë ai, të integritetit territorial dhe sovranitetit të te gjitha vendeve dhe se, qëndrimi i vendit të tij, do të mbetet i pandryshuar në rastin e Serbisë./Lajmi.net/