Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mënyrë indirekte e ka pranuar që do të shkojë në Paris në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Atij i është bërë sot pyetje në lidhje me disa kërkesa që mos të udhëtojë në Francë për shkak se atje po valon flamuri i SHTETIT të Kosovës.

“Asnjërit nga neve nuk na vije mirë, por duhet ta kuptoni se njohja (e Kosovës) ka ndodhur para 10 vjetësh. Si u bë kjo temë përnjeherë? Kështu është edhe në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë… A mos të shkojë askund? A duhet ta izolojë vetën? Me tregoni çfarë kërkoni? Vetëm ju lutem mos kërkoni atë që juve në një moment ju duket se si dikujt do t’ia bëjmë kështu e ashtu…”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Më pas ka vazhduar sërish me pyetje:

“A dëshironi që Serbia të mos jetë e përfaqësuar në Paris? Që atje të jenë të përfaqësuar Kosova dhe Thaçi, kurse Serbia mos të jetë? Më thoni… që Sebastiani (kancelari austriak) ta kuptojë, të gjithë kërkojnë që unë mos të shkojë në Paris për shkak të atij flamuri. Si u bë që tash keni mikroskope, kurse të gjithë juve kjo ju ka pëlqyer më herët… Mua nuk më pëlqen, do t’i them Macronit (presidentit francez) që mua nuk me pëlqen. E çka tani, a është kjo arsye që mos të shkojë të flas me Macronin, me Thaçin, Putinin, Trumpin? Cili është kuptimi? Ta mbyllim Serbinë, sepse gjithnjë jemi të lënduar? Nuk guxojmë të aktrojmë një të ri të lënduar, por duhet të ecim përpara”, ka thënë Vuçiq.

Të kujtojmë se në katedralen e njohur të Parisit, Notre Dame, përkrah 19 flamujve të shteteve fituese të Luftës së Parë Botërore është vendosur edhe flamuri ynë, flamuri i Kosovës. /Ballkani.info/