Vuçiq del para simpatizantëve dhe shpall fitoren, në krah e ka kryetarin e RS-së, Dodik dhe kryetarin e parlamentit malazez, Mandiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur nga selia e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Për të mos ju mërzitur do t’ju tregoj edhe rezultatet preliminare për Beogradin. Padyshim se lista “Serbia nuk guxon të ndalet” ka fituar më së shumti vota, tha Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se Lista e tij zgjedhore në nivel të Serbisë ka fituar 47.1 për qind të votave dhe se do ta ketë shumicën absolute në Kuvendin e ri serb.

Opozita serbe ka fituar 23 për qind të votave.

Gjatë paraqitjes së tij para simpatizantëve të SNS-së, në krah të Vuçiqit janë parë edhe presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik dhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Ai tutje ka thënë se nga votat e numëruara të serbëve të Kosovës, për SNS-në kanë votuar 74 për qind, kurse për opozitën vetëm 5 për qind. /Ballkani.info/