Vuçiq arrin në Tiranë

Presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka arritur në Tiranë, për t’iu bashkëngjitur pjesës tjetër të liderëve ballkaninë në përgatitjet për Samitin e Brdo-Brijunit.

Presidenti serb që paradite ka qëndruar në Romë për vizitë zyrtare, ka arritur në Shqipëri rreth orës 21:00.

Në Tiranë janë mbledhur liderë të tjerë ballkanik dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Sonte ishte paraparë që ata të kenë një darkë joformale, e takimet vazhdojnë edhe nesër.