Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë paralajmëruar protestë për të enjten, më 12 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të KEK-ut në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Sindikatës së Re të KEK-ut, e cila është organizatore e protestës, punëtorët kanë dy kërkesa kryesore: ngritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët për vitin 2026.REKLAMË

Përmes kësaj proteste, sindikata synon të kërkojë paga dinjitoze, trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të punëtorëve.

“Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.