Vritet sportisti ukrainas, kishte vetëm 19 vjet

Aleksandar Kolonyuk, 19-vjeçari hokeist i ekipit “Zmina-Bily Bars”, ka mbetur i vrarë në përleshjet mes forcave ushtarake ukrainase dhe ruse.

Ai humbi jetën në ofensivën e ushtrisë ukrainase pranë qytetit Bakhmut në Donbass, në zonën e fshatit Ivanovskoye

Aleksandr Kolonyuk ka lindur më 24 korrik 2003 në Bela Crkva, në rajonin e Kievit. Me klubin e tij, ai fitoi një medalje bronzi në Kampionatin U16 të Hokeit të Ukrainës në vitin 2018. Ai luajti si sulmues.

Që në ditët e para të luftës, Kolonjuku u regjistrua në ushtri si vullnetar. Më pas ai iu bashkua batalionit të 24-të “Ajdar” të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Federata e Hokejve të Ukrainës informoi popullin për vdekjen e Oleksandr Kolonyuk në faqen e saj në Facebook.

Kujtojmë se më herët dy hokeistë të tjerë nga Ukraina vdiqën në front, 26-vjeçari Jaroslav Garkavko dhe 42-vjeçari Aleksandar Khmilj.