Vrasje në tentativë në Mitrovicë, dy persona gjuajnë me armë teksa po lëviznin me veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë ka raportuar se dy të tjerë kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij.

Ai ka thënë se dy të dyshuarit ishin në makinë kur kanë gjuajtur, ndonëse thotë se edhe makina e tij është goditur nga dy plumba.

Policia njofton se njërit nga të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. I njëjti, është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër siç thotë policia është në arrati.

“Rr. Shaban Palluzha, Mitrovicë 20.01.2023-21:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur nga vetura në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasoj vetura është goditur dy plumba. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, shkruhet në raport.