Vrasje me armë zjarri në Milot, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Milot, mbrëmjen e kësaj premteje.

Burime bëjnë me dije se dyshohet për një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Në sallën operative të policisë është njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Klevis Preçi. Ndërkohë, në gjendje të rëndë në spital është Ylli Brahimi.

Ende nuk dihen motivet, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje.