Vrasja në Suharekë, kjo është gjendja shëndetësore e gruas që mbeti e plagosur

Një vrasje e rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku vëllai vrau vëllanë.

Nga përleshja këtu mbeti e lënduar edhe një grua e cila u plagos nga gjuajta e pakontrolluar e armës.

Rreth gjendjes së N.G klankosova.tv ka kontaktuar me kirurgun, Nizhdat Kovaqi.

“Pacientja ka qenë e plagosur në bark, është operuar dhe operacioni ka kaluar me sukses. Momentalisht N.G është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kovaqi.