LAJMI I FUNDIT

Vrasja në Podujevë, arrestohet një person që dyshohet se ishte bashkë me dorasin

Podujeva sot u trondit nga vrasja e rëndë që ndodhi në pikë të ditës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku si pasojë e të shtënave me armë, një person mbeti i vrarë, teka gruaja e tij u plagos.

Viktima Valmir Breznica u qëllua me armë zjarri, për motive akoma të panjohura. Policia në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet, ndërkohë që ende s’është kapur personi që e ekzekutoi të riun.

Sipas Sinjalit, tashmë është arrestuar një person që dyshohet se ka qenë bashkë me dorasin.