Gjykata e Tiranës ka liruar këtë të martë nga burgu Geldo Hotin, njërin ndër personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë në ish bllok, ku mbetën të vrarë Fabjol Gaxha e të plagosur Ervis Martinaj me Eljo Haton.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Geldo Hotin, i cili u ndalua në doganën e Kakavijë teksa po tentonte ikte drejt Greqisë.
Fillimisht Hoti u akuzua për vrasje në rrethana cilësuese por më pas akuzat ranë. 37 vjeçari ishte shprehur disa herë në gjykatë se nuk kishte qenë ai personi që kishte qëlluar mbi tre personat, duke mos mohuar faktin se në momentet kur ndodhi tragjedia, ai kishte qenë në lokalin në ish bllok, në pronësi të Redi Popescut.
Po këtë të martë, gjykata liroi nga masa shtrënguese Ajaks Boshnjakun, i cili u vetëdorëzua disa ditë më parë në polici në lidhje me përfshirjen e tij në ngjarjen e mbrëmjes së 4 tetorit.
Pas shqyrtimit të fakteve, organi i akuzës e la të lirë. Ndërkohë, për vrasjen e Fabjol Gaxhës dhe plagosjen e Ervin Martinajt e Eljo Hatos vijojnë të jenë në kërkim komandoja Merviol Bilo dhe Ervin Mata.







