Andi Pajaziti

Vrasja në Bon Vivant, “Italianit” i vazhdohet paraburgimi edhe 2 muaj, ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë

Edhe për dy muaj i është vazhduar masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen në Bon Vivant, Andi Pajazitit, i njohur si “Italiani”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se “Italiani” është kthyer prapë në Burgun e Sigurisë së Lartë paqs vizitës specilistike në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

“Ju njoftojmë se bazuar në lejen e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda si dhe nga rekomandimi mjekësorë, me datë 01.09.2023 i pandehuri A.P ka qenë në Klinikën e Ortopedisë të QKUK-së për vizitë specialistike.  Pas vizitës mjekësore, të njëjtin e kanë kthyer prap në Institucionin e Burgut të Sigurisë së Lartë. Me datë 04.09.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, ka thënë Gashi për Express.

“italiani” ndodhet nën masën e paraburgimit për vrasjen që ndodhi me 4 gusht në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri vdiq K.R., 39-vjeç dhe u plagosën disa të tjerë.