Vrasja misterioze e 16 vjeçares në vitin 1999 në Llaushë, i dyshuari kryesor axha i saj

16 vjeçarja Fetije Shatraj nga Llausha e Skenderajt u vra në maj të 1999-ës.

Por, tek tash pritet të hidhet dritë mbi rrethanat e mbytjes së vajzës 16 vjeçare, që ndodhi pak ditë pa ardhë liria.

Ndonëse akoma nuk dihet se kush e kreu vrasjen e saj, ka të dyshuar. Personi që prokuroria ka nisur hetimet është axha i saj, raporton klankosova.

Ndërkohë që babai dhe vëllezërit e viktimës me këmbëngulësi duan që të zbardhet e vërteta.