Dorian Pirija

Vrasja me armë gjahu në Angli, shqiptari: Nuk kam lidhje me ngjarjen, e mora vesh 4 ditë më vonë

Një shqiptar i dyshuar për vrasje ka mohuar të jetë pjesë e një komploti për të vrarë një biznesmen droge i cili u qëllua në kokë në një shtëpi në Hartlepool në shtator të vitit 2019.

 Dorian Pirija vizitoi shtëpinë në Charterhouse Street në ditët që i paraprinë vrasjes së Hamawand Ali Hussain.

Ai u pa gjithashtu duke blerë një sëpatë, shirit, lidhje kabllore dhe litar najloni me një burrë tjetër në Middlesbrough më 5 shtator.

ipas mediave britanike ai ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje duke thënë se ishte në Middlesbrough gjithë ditën në 14 Shtator kur Z. Hussain u vra.

Gjykatësi i çështjes Thomas Kark e pyeti shqiptarin në lidhje me sendet që ishin në vendin e ngjarjes.

“A keni menduar se ndonjë prej sendeve do të përdoret për të vrarë ndokënd?,” tha ai.

Ndërsa Prija tha se nuk ja kishte idenë se sendet mund të përdoreshin për të vrarë njërëz.

“Sigurisht që jo”,u përgjigj ai.

Për të gjitha sendet që ishin atje ai tha se përdoreshin për të rritur kanabis sativa.

Ai tha: Askush nuk më tha asgjë në atë kohë, por unë supozova se do të përdorej si një shtëpi kanabisi.

Kark pyeti: A besonit se kishit qenë pjesë e një plani për të vrarë ose plagosur dikë atë ditë?

Pirija tha: Jo në asnjë mënyrë. Unë isha në Middlesbrough gjithë ditën.

Në lidhje me vrasjen e Hussain, ai tha se e mori vesh 4 ditë më vonë kur u arrestua. Pirija, gjithashtu u pyet për një kërkim që ai bëri në telefonin e tij për një fluturim në një drejtim në Greqi më 12 tetor. Ai tha se kishte premtuar të vizitonte nënën e tij dhe mohoi se po përpiqej të largohej nga vendi. Ai tha se ishte njëkahëshe sepse nuk kishte shumë para. Pirija mohon vrasjen së bashku me Noza Saffari, 39 vjeç, nga Park Lane, Middlesbrough; Anxhelo Xhaferi, 24 vjeç, nga Acton Street, Middlesbrough; dhe Qazim Marku, 24 vjeç, nga Maxwell Road, West Drayton, London.