Në lidhje me aksionin antidrogë ku mbeti i vrarë një shqiptar reagoi sot edhe policia greke.
Përmes një komunikatë zyrtare thuhet se patrulla u qëllua papritur nga persona të panjohur.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 thasë me drogë, me një peshë totale 166.2 kg dhe dy armë zjarri kallashnikov.
“Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë një shtetas shqiptar i moshës 39 vjeç dhe u plagos lehte një polic. Vazhdon operacioni për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë”, thuhet në njoftimin e policisë helene.

Mediat greke raportojnë se një grup shqiptar prej tre personash po transportonte për në Greqi lëndë narkotike, ndërsa pati shkëmbim zjarri me policinë.
Një shqiptar mbeti i vrarë, ndërsa policia është në kërkim të dy të tjerëve.
Ende nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje.







