Albulena Haxhiu

Vrasjet e fundit, mblidhen Haxhiu, Sveçla, krerët e KPK-së, KGJK-së, u.d. Kryeprokurori e Drejtori i Policisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, nga ana e bashkëshortit.

Haxhiu në Facebook ka njoftuar se ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Haxhiu.