Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të dyshuar për vrasjen e ndodhur më 26 mars të vitit të kaluar në lagjen Kolovicë në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, me datë 26.03.2024 rreth orës 21:10 minuta në rrugën ‘’Butrinti’’, në Prishtinë, në bashkëkryerje privojnë nga jeta të ndjerin E.G., dhe Z.G., dhe me atë rast me dashje dhe vetëdije vejnë në rrezik jetën e personave të tjerë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G aktakuza është ngritur në mungesë për shkak se të njëjtit ndodhen në arrati.
Prokuroria thuhet se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë.
Më 26 mars të vitit 2024 pas të shtënave me armë zjarri mes dy grupeve kishte mbetur i vdekur Egzon Haliti rreth 30-vjeç si dhe ishte e plagosur një kalimtare e rastit, Z.G, e cila kishte vdekur më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të akuzuarit për këtë vrasjen janë vëllezërit Naim e Ahmet Berisha, Lum Halimaj dhe i akuzuari tjetër K.G.
Vëllezërit Berisha dhe i akuzuari K.G ndodhen në arrati që nga 26 marsi i vitit të kaluar.







