Vrasja e 29-vjeçares nga i ati, del ekspertiza: U godit 7 herë me shufër në kokë

Mjekja ligjore qe ka ekzaminuar trupin e pajete te Anxhelina Petro, nga babai i saj, i cili me pas e groposi ne oborrin e shtepise, ka treguar se ajo nuk ishte thjesht nje vrasje, por nje makabritet.

“Nuk ishte nje krim i eger, ishte nje britalitet” ka thene ajo, raportojne medat greke.

Ndërsa Angelina 29 vjeç, u varros në oborrin e shtëpisë në zonën Fox në Korfuz nga babai i saj, ai u lut për ndihmë duke i thënë policisë: “Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim.”

Vrasësi i pamëshirshëm u “thye” pas marrjes në pyetje të vazhdueshme të policisë gjatë dëshmisë të gjatë, duke zbuluar krimin se si ai e vrau me një shufër hekuri vajzën e tij.

Sipas mjekes ligjore Chrysavgi Kousi, vajza e pafat edhe pse luftoi per një kohë të gjatë me vrasësin, nuk ishte në gjendje për të shpëtuar pasi goditjet ishin të shumta.

«Vajza u godit disa herë, të paktën shtatë here ne koke. Gjithashtu, ajo eshte munduar te mbrohej, duke ngritur duart lart, per te mbrojtur koken dhe fyturen nga goditjet”- thote ekspertiza.

“Gjitha sa pashe me ka lene te shtangur, une nuk mund ta kuptoj se si një prind godet fëmijën me te tillë tërbim. Dhe, pastaj si ka mundur te pastrohet nga gjaku dhe te fshehe gjurmet. Nuk ishte nje krim, por nje terbim i eger”- thote mjeku ligjor.

Ndërkohe avokati i vrasësit, Vasilis Nulezas thote se “Media përshkruan gabim tiparet e vrasësit”.

Sipas tij, 52-vjeçari kishte një dashuri patologjike për vajzën. “Vajza i kërkonte që mos të ndërhynte shumë në jetën e saj. Viktima ishte larguar nga nëntori 2017 nga shtëpia, për të jetuar e pavarur, pa e informuar për jetën që bënte. Këtë nuk e duronte dot klienti im, besoj se është çështje e psikologjisë së tij, nuk kishte ushtruar dhunë më parë, e donte vajzën e e tij. Është i dërrmuar psikologjikisht dhe nuk besoj se do ja dalë mbanë me procesin gjyqësor. Nuk ishte vrasje me paramendim, ndodhi në tension e sipër, pas një debati të ashpër”, pohoi avokati./Panorama/