Vrasës të dënuar përjetë, rrëmbyes fëmijësh dhe vrasës policësh. Policia ka njoftuar për tre shqiptarë të shumëkërkuar për vepra të rënda kriminale dhe që enden të lirë.

Fjala ëstë për shtetasit Flamur Ndino, Misir Tare dhe Besnik Coka, teksa ky i fundit është dënuar me burgim përjetë për vrasjen e një efektivi policie.

NJOFTIMI:

Ja 3 personat e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit

I dënuari me burg përjetë Flamur Ndino

Në datën 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi Flamur Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

I dënuari me burg përjetë Misir Tare

Në datën 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, shtetasi Misir Tare ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

Misir Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.

Besnik Coka, i dënuar me 25 vjet burg

Në datën 25.08.1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.