Ali Ahmeti

Voton Ali Ahmeti: Të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut

Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, ka votuar sot në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoni të Veriut.

Para mediave, ai ka deklaruar se nga këto zgjedhje pret që të mos ketë devijim nga rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut.

“Uroj që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standardeve të jenë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Dhe të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit, t’i qojmë të gjitha proceset për para për më shumë paqe dhe stabilitet. Të kemi zero problem me fqinjët, kjo është ajo që dua të triumfojë si opsion e si filozofi në këto zgjedhje”, ka thënë Ahmeti.

“Vullnet i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm palët të gjitha duhet të mendojnë se më 9 maj ditën e nesërme duhet të punohet për shtetit, për paqen, duhet të punohet për ardhmërinë, për ekonominë për standardin jetësor, dhe jo me fraza patriotike. Vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm, ai që e do paqen dhe stabilitetin respekton edhe vullnetin”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti pati një problem me kryesuesen e qendrës ku votoi se cila ia ndërpreu procesin e votimit për një moment. I pari i BDI-së lidhur me këtë zhvillim theksoi se kishte një udhëzim që të merren të dyja fletët për votim si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare.

“Çështja te komisioni për votimin kishin një udhëzim t’i pyesin qytetarët për kë do të përcaktohen për zgjedhjet presidenciale apo ato parlamentare se përndryshe nuk do merret fleta e votimit. Këtu nuk e kapa ishte një debat në KQZ, diku i kanë kushtëzuar nuk mund edhe të votojnë as për parlamentare. Mendova se u njëjti skenar është edhe në këtë vendvotim ua tërhoqa vërejtjen. Komisioni ka dalë me njoftim se nuk mund t’i obligojnë qytetarët se cilat zgjedhje duhet të votojnë”.

Ndër tjera, ai e ka komentuar edhe përzierjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, si dhe për thirrjen e zëdhënësit të LVV-së, Arlind Manxhuka, për mbështetjen e koalicionit VLEN, ku e kanë një kandidat.

“Mirë e bënë iu ndihmon por peshqiri në mbrëmje duhet ta dorëzojnë në ring sepse goditjet do të jenë shumë të forta. Hiq mos u mërzitni për atë punë”, tha