Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore, ndërsa militantët e Vetëvendosjes kanë filluar ta intesifikojnë qëllimin e tyre për fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, raporton Ballkani.info

Militantët kanë vendosur që përmes rrjeteve sociale, t’i shkruajnë personalisht qytetarëve që ta votojnë partinë e tyre Vetëvendosjen.

Ballkani.info ka siguruar fotografi ku shihet se personi në një bisedë në facebook, i ka kërkuar një qytetari ta votojë LVV, madje ia dërgon edhe listën e deputetëve që mund t’i votojë.

“Të rekomandoj ta votosh LVV 127, ta mposhtim hajnin” i ka shkruar militanti një qytetari, gjersa ia ka bashkangjitur listën e kandidatëve për deputetë dhe i ka komentuar ata.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare të parakohshme mbahen me 14 shkurt, dhe sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore.

Qytetarët do të mund të votojnë për 28 subjekte politike, të cilët garojnë për 120 vende në parlament./Ballkani.info./