video

Vojvoda sërish me deklaratë qesharake: Do t’ia shtijmë Çekisë e Anglisë

Mbrojtësi i djathtë i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka përsëritur një deklaratë pas ndeshjes me Malin e Zi, e cila i ka bërë të qeshin të gjithë.

Vojvoda sot pas ndeshjes së fituar ndaj Malit të Zi për kualifikimet për Euro 2020 është shprehur shumë optimist se do t’i shënojnë e do t’i mposhtin edhe Çekinë dhe Anglinë në ndeshjet e nëntorit.

“Do t’ia shtijmë edhe Cekisë e Anglisë e”, ka thënë Vojvoda.

Ai një deklaratë të tillë e kishtë dhënë edhe pas ndeshjes së Kosovës me Danimarkën në mars të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Ka qenë dëshpërim pak se e morëm golin në minutat e fundit, por kundër këtyre kombëtareve të mëdha, 10 sekonda me të hupë koncetrimi e hanë përmas”, ka thënë Vojvoda pas ndeshjes, duke bërë të qeshin të gjithë analistët e sportit që po e intervistonin.

loading…