Ylli kosovar

Vojvoda pritet t’i kthehet Torinos në derbin me Juventusin

Te skuadra e Torinos kanë shpresë të madhe që mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, të jetë gati për ndeshjen derbi kundër Juventusit.

Vojvoda 25-vjeçar, i ka munguar Torinos në dy ndeshjet e fundit shkaku i koronavirusit. Por, mediumet në Itali kanë raportuar se Torino shpreson ta ketë gati për ndeshjen derbi të Torinos, atë kundër Juventusit.

Ndeshja Juventus – Torino zhvillohet të shtunën dhe i takon javës së dhjetë të kampionatit italian, Serie A. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka luajtur shtatë ndeshje në elitën e futbollit italian dhe ka kontribuar për Torinon me dy asistime. Pjesë e skuadrës torineze është që nga vera e këtij viti dhe ka kontratë deri në vitin 2024.