Vojvoda: Pjesën e parë patëm raste më shumë se Anglia

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur për medie pas ndeshjes së Kosovës me Anglinë.

Kosova humbi me rezultatin 4-0 në këtë takim, mirëpo gjatë disa periudhave Dardanët ishin ekip më i mirë por nuk shfrytëzuan rastet. Vojvoda thotë se duhej shfrytëzuar rastet.

“Besoj që loja nuk ka qenë për 4-0, kur të e shikosh në fund çfarë gola pësuam por skemi çbëjmë”, tha ai.

“E kemi ditur se përpara kemi një kombëtare shumë të fortë. Kur e kemi parë grupin në fillimin ishim gëzuar. Kemi ende gjëra të tjera të mësojmë. Duhet të rruhet koncentrimi për tërë lojën”

“Pjesën e parë kemi pasur më shumë raste se ata. Anglia është kombëtare e madhe, një rast dhe e shënoi gol kemi kohë me u rritë ende pjesen e parë besoj që kemi mundur të shënojmë një apo dy gola dhe loja do ishte më e njëjtë”

Tutje ai falënderoi tifozët për përkrahjen gjatë tërë kampanjës kualifikuese.