Vojvoda: Kuuuu, s’po di çka me shkru, shkruni diçka për mu

Fitorja e sotshme në “Fadil Vokrri” e ka lënë mbrojtësin anësor të Kosovës, Mërgim Vojvodën, pa fjalë. Në postimin e tij në Instagram, ai kërkoi ndihmë nga ndjekësit e tij për mbishkrimin e fotove të ndeshjes.

Ekipi kombëtar i Kosovës arriti të sigurojë fitore të rëndësishme, me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

“Kuuuu ??? spo di qka me shkru ??? shkruni diqka per mu ????????♥️♥️♥️♥️ kosov te dua”, shkroi Vojvoda në llogarinë e tij në Instagram.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

loading…



Chat conversation end
Type a message…