Vojvoda: I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati

Mërgim Vojvoda ndihet i trishtuar me humbjen e mbrëmshme nga Republika Çeke, e cila ua mohoi kualifikimin direkt në Evropian përmes kampanjës kualifikuese.

Mbrojtësi i djathtë kosovar e ka edhe një porosi për “Dardanët”

Futbollistët e Kosovës kanë mbetur jashtëzakonisht të zhgënjyer me humbjen e mbrëmshme nga Republika Çeke, në ndeshjen finale për kualifikim në Euro 2020.

Humbja 2-1 në stadiumin “Doosan Arena” në qytetin Plzen i kushtoi Kosovës me humbje të gjasave për t’u kualifikuar në Evropian përmes kampanjës eliminatore, ndërsa tash kualifikimin do ta kërkojë nëpërmjet Ligës së Kombeve.

“I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësisë. #Mars2020. Faleminderit të gjithë Dardanëve në të gjithë botën për mbështetjen e tyre. Kosovë të Dua”, ka shkruar mbrojtësi i djathtë kosovar në një postim në Instagram, të cilit ia ka përcjellë një fotografi ku shihet i dëshpëruar.

loading…