Vojvoda i lut tifozët t’i qëndrojnë prapa ekipit: Ndaj Greqisë luajmë për fitore

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Greqisë u ka bërë thirrje “Dardanëve” që të vazhdojnë ta mbështesin ekipin e Kosovës.

Ai thotë se në rezultatet e fundit kanë ndikuar shumë faktorë, shkaku i pandemisë, derisa ka theksuar mungesën e tifozëve.

“Pandemia (ka ndikuar) dhe po luajmë pa shikues, dhe e keni mendimin se nuk po e luajmë 100 për qind. Në stadium i kemi pas tifozët dhe na kanë shtyrë, edhe tash e japim 100 për qind. Edhe këtë ndeshje do të japim 100 për qindëshin”, ka thënë Vojvoda.

Fakti që s’ka luajtur ndaj Sllovenisë ai thotë se i jep më shumë freski atij për ndeshjen ndaj Greqisë.

“Pavarësisht lojërave të mira që kemi pas, nuk e kemi nënçmuar askënd. Shpresoj se kemi me iu pru punën sa më ngushtë (Greqisë). Më shumë se lojtarët besoj se kurrkush nuk do që të fitojë, që të gjithë luajnë për fitore. Kemi ardhur këtu me e fituar lojën. E kemi një fat më të keq se që e kemi nisur. Duhet me e ditë se është pandemia dhe ka shumë faktorë që kanë ndikuar. I lus tifozët që t’i rrinë prapa ekipit”, ka thënë Vojvoda.