Vojvoda: E zgjodha Torinin shkaku i historisë

Mërgim Vojvoda në një adresim sonte për media ka treguar se e zgjodhi Torinon para Atalantës “për historinë e tyre” dhe se vendimi i tij për t’u larguar nga Standard Liege është i madh

Kosovari e kompletoi transferimin për 5.5 milionë euro plus bonuse nga Belgjika në Itali.

“Është e vërtetë që Atalanta me dëshironte dhe ata janë në Ligën e Kampionëve, por unë zgjodha Toron për historinë e tyre”, tha sot në konferencë për shtyp Vojvoda.

“Falënderoj presidentin dhe drejtorin për përpjekjet që kanë bërë për të me transferuar. Kam folur me Samir Ujkanin dhe Jean-Francois Gillet, të cilët, të dy me kanë thënë se është vendim i drejtë zgjedhja e Torinos pasi që është klub i madh”.

Ai tashmë ka pasur një stërvitje me trajnerin Marco Giampaolo dhe shokët e skuadrës sot.

“Kam marrë mendime shumë pozitive. Ka shumë punë taktike, e cila gjë është e mirë për mua, pasi që do të thotë se mund të mësoj gjëra të reja”.

“Unë mund të luaj në disa pozita të fushës. Preferoj të luaj si mbrojtës i djathtë por për 10 vite isha edhe mbrojtës, kështu që mund të luaj në të dyja rolet. Jam gati. Serie A është një ligë e madhe dhe ky është një hap i madh që të vije nga Belgjika në një ligë të tillë”.