Mbrojtësi i Kosovës

Vojvoda asiston, Torino pëson humbje nga Cagliari VIDEO

Mbrojtësi i Kombetares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka kontribuuar në njërin gol të Torinos në humbjen 3:2 që e pësoi në shtëpi nga Cagliari në Serie A.

Ndeshja i takoi xhiros së 4-të të Series A.

Të dy golat për Torinon i realizoi Andrea Belotti (4’ penallti dhe 49’). Golin i dytë erdhi pas një krosimi të Vojvodës nga krahu i djathtë. Për Cagliarin realizuan Joao Pedro (12’) dhe Giovanni Simeone (19’, 73’).