Vojvoda asiston te Torino, humb nga Atalanta VIDEO

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka asistuar për Torinon, në ndeshjen që kjo skuadër e humbi nga Atalanta në xhiron e dytë të Serisë A.

Torino pësoi 4:2 në shtëpi, ndërsa Vojvoda asistoi në golin e dytë për skuadrën e tij. Ai krosoi nga krahu i djathtë, saktë për Andrea Belottin që sot shënoi dy golat për Torinon.

Me skuadrën e re, Vojvoda ka dy humbje në Serie A.