Vodhi pije alkoolike në një market në Gjakovë, por harroi kamerat e sigurisë!

Mbrëmë rreth orës 21:54 një person ka raportuar në Polici se një tjetër ka vjedhur nga marketi i tij pije alkoolike.

Rasti është bërë i ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Kjo vjedhje është parë nga pronari i marketit përmes kamerave të sigurisë.

“Gjakovë, 24.05.2021 – 21:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se një i dyshuar ka vjedhur nga marketi i tij pije alkoolike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.