Vlora Çitaku: Puna me oficerë të FSK-së ka qenë gëzim i madh për mua

Ish- ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka thënë se gjatë viteve puna me oficerë të FSK-së ka qenë gëzimi më i madh i saj.

Çitaku këto komente i ka bërë me rastin e zbarkimit të kontigjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit.

Shkrimi i saj i plotë:

Gjatë viteve, puna me oficerë të # FSK-së ka qenë gëzimi më i madh për mua.

Ato janë mishërimi i vërtetë i përkushtimit, profesionalizmit dhe vetëmohimit.

Sot, ndërsa ata fillojnë misionin e tyre të parë ndërkombëtar, i uroj fatin më të mirë!

Ju presim në # Kosovë