E mbijetuara e dhunës seksuale nga forcat serbe Vasfije Krasniqi Goodman, dje dëshmoi në Kongresin amerikan, për dhunim e përjetuar 20 vite më parë nga serbët.
Përveç Vasfije Krasniqi Goodman, ishte edhe Ilir Bytyqi i cili dëshmoj në kongres për ekzekutimin e tre vëllezërve të nga forcat e sigurimit shtetëror të Serbisë.
Fjalimi i Ilir Bytyqit në kongres kishte lënë mjaftë përshtypje tek të tjerët e veçmas tek Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, e cila përmes një statusi në facebook ka shprehur shumë respekt për Bytyqin.
“Qartë përshkroi çdo detaj dhe artikuloi kërkesa konkrete dhe hapa që do të duhej ndërrmarrë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend. Por, ajo që më bëri tej mase përshtypje ishte kujdesi që Iliri tregonte për Vasfijen. Para, gjatë dhe pas seancës. Mbështetja emocionale që i ofronte.”, ka shkruar Çitaku në facebook.
Ja statusi i plotë:
Respekt pafund për Ilir Bytyqin.
Gjatë seancës së djeshme në Kongresin Amerikan, Iliri dëshmoi për ekzekutimin e tre vëllezërve të vet, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga forcat e sigurimit shtetëror të Serbisë. Qartë përshkroi çdo detaj dhe artikuloi kërkesa konkrete dhe hapa që do të duhej ndërrmarrë në mënyrë që drejtësia të vihet në vend.
Por, ajo që më bëri tej mase përshtypje ishte kujdesi që Iliri tregonte për Vasfijen. Para, gjatë dhe pas seancës. Mbështetja emocionale që i ofronte.
Faleminderit Ilir. Përkulem para jush.







