Sot do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”,me fillim nga ora 20:45.

Zvicra është favorit i grupit I dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë,duke tejkaluar dukshëm edhe vlerën e Kombëtares sonë

Transfermarkt e ka vlerësuar Kombëtaren e Kosovës me 98.4 milionë euro.

Te Dardanët lojtari më i vlefshëm është Amir Rrahmani, i cili kap vlerën e 25 milionë euro,duke pasuar me Vedat Muriqin (15 milionë euro) dhe Arijanet Muric(12 milionë euro).

Ndërkohë Zvicra, vlerësohet me 250 milionë euro.

Manuel Akanji i prin listës së futbollistit më të shtrejtë me vlerën prej 38 milionë euro.

Kosova pozicionohet në vendin e pestë me tri pikë nga katër takime dhe sot synon fitore në mënyrë që t’i mbajë shpresat gjallë për kualifikim në “Euro 2024”.