Vjosa Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj!

Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor!

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, ka thënë ajo.