Vjosa Osmani tregon mikpritjen që iu bë për Krishtlindje në një familje kosovare

Vjosa Osmani ka qenë mysafire mbrëmë në shtëpinë e kompozitorit të ndjerë kosovar, Gjergj Kaçinari. Bashkë me Prindonin, politikanja kosovare është pritur nga zonja e shtëpisë, Greta Kaçinari.

“Në natën e Krishtlindjes isha mysafire në shtëpinë e zonjës Greta Kaçinari, e cila e hapi zemrën dhe derën me një mikpritje tejet të ngrohtë e miqësore nga ku i përcollëm urimin për Krishtlindje të gjithë bashkëqytetarëve tanë të krishterë.

Me të ngremë dolli dhe kujtuam edhe kompozitorin e madh Gjergj Kaçinarin, i cili la një trashëgimi të pasur muzikore.

Festat fetare na mbajnë bashkë çdoherë, ndaj edhe kësaj here, urimet më të ngrohta dhe gëzuar për jetë e mot Krishtlindjen” shkruan Osmani në njoftimin urues.