Vjosa Osmani thotë se po e presin VV-në për vazhdimin e takimeve, e fton “t’i ndal fushatat linçuese”

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se janë duke pritur Lëvizjen Vetëvendosje për të vazhduar takimet për arritjen e marrëveshjes për formimin e koalicionit.

Sipas Osmanit, përkundër vullnetit të LDK-së për këtë marrëveshje, është me interes që të ketë një ambient bashkëpunues e të ndalen fushatat, siç i quajti ajo, linçuese të Vetëvendosjes.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, këto deklarata i ka bërë pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me deputetët e rinj të kësaj partie.