U.d. e presidentit Vjosa Osmani e cila po garon në listën e VV për deputete, duke përdorur Institucionin e Presidencës doli në adresim publik ku shantazhoi kryetaren dhe anëtarët e KQZ-së me shkarkim për shkak të mos certifikimit të Albin Kurtit.
Osmani tha se anëtarët e KQZ duhet të kryejn punën e tyre por nuk e tha asnjë fjalë për ta mbrojtur kryetaren e KQZ, Valdete Daka e cila ditëve të fundit u linçua nga zyrtarët e VV Glauk Konjufca e militantë të shumtë.
Ajo lëre që nuk e ka mbrojtur Dakën, por e ka kritikuar atë se “nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe të ngre kurthe për partitë tjera”
Sipas Kushtetutës, kryesuesin e KQZ-së e emëron presidenti i vendit. Këtë e parasheh neni 139, pika 3. Kryesuesi i KQZ-së zgjidhet nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të gjykatave me juridiksion apeli.
Të premten, KQZ-ja nuk miratoi listat e disa subjekteve politike, me arsyetimin se është bazuar në aktgjykimin e fundit të Kushtetueses, që nuk lejon kandidimin e atyre që janë të dënuar për vepra të ndryshme penale në tri vitet e fundit.
Ky vendim ka prekur edhe VV-në, pasi lideri i saj, Albin Kurti, është i dënuar me kusht për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Vjosa Osmani me iniciativën e saj qytetare, i është bashkuar VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Edhe listat e AAK-së, Nismës dhe disa subjekteve më të vogla nuk u certifikuan. Shumë prej tyre, sot kanë shtruar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa. /Ballkani.info/







